Certified BIM Modeler - Architecture

Ky trajnim është i dedikuar për t’i pasuruar pjesëmarrësit me njohuritë dhe aftësitë bazë për përdorimin e Autodesk Revit në projektimin arkitektonik sipas metodologjisë BIM. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit do të zhvillojnë një projekt të plotë arkitektonik, duke kaluar në mënyrë të strukturuar nga krijimi i modelit 3D deri te dokumentimi teknik dhe përgatitja për printim dhe eksport. Fokusi i trajnimit është ndërtimi i një mënyre të saktë të të menduarit në BIM, ku modeli shërben si burimi kryesor për të gjitha vizatimet, tabelat dhe informacionin e projektit. Ky trajnim ofrohet nga NextPlus dhe udhëhiqet nga instruktori i certifikuar Autodesk, znj. Blerinë Kabashi.

Next Plus
0 Vleresime
Shperndaje
Next Plus
0 Vleresime
0
Shperndaje

Pershkrimi i trajnimit

Mësoni konceptet, mjetet dhe rrjedhat e punës për t'ju lejuar të punoni me besim brenda Autodesk Revit 2024, një platformë projektimi në BIM. Mësoni se si të modeloni një ndërtesë nga e para duke përdorur Autodesk® Revit® 2024. Nëse jeni plotësisht fillestar deri në një përdorues me njohuri mesatare, ky kurs do t'ju ndihmojë të zhvilloni aftësitë dhe njohuritë tuaja në krijimin dhe menaxhimin e modeleve në Revit.
Duke filluar me konceptet bazë të BIM që funksionon brenda mjedisit 3D të Revit, ne do të fillojmë të punojmë përmes modelimit, dhe dokumentimit të ndryshëm me mjetet e disponueshme brenda Revit.

Objektivat kryesore të këtij kursi janë që të gjithë pjesëmarrësit e kursit të njihen me konceptet se si të:
• Modelojnë një ndërtesë duke përdorur elementet bazë arkitekturore në Revit
• Organizojnë dhe menaxhojnë pamjet (views) dhe dokumentimin teknik
• Përdorin families dhe parametrat bazë për ndërtimin e një modeli të saktë
• Krijojnë tabela (schedules) dhe menaxhojnë të dhënat e projektit
• Përgatisin një set të plotë vizatimesh për printim dhe prezantim
• Kuptojnë rrjedhën e punës në BIM nga modelimi deri te dorëzimi i projektit

C'ka do te mesoni?

Aftesimi dhe njohja me ambientin e punes ne Revit.

Pergatitja e skedareve dhe modelimi.

Krijimi i rrejteave dhe te gjitha llojeve te pamjeve (seksionet, lartesite, pamjet 3D).

Puna me elementet kryesore si muret, dyshemete, catite dhe tjera.

Aftesimi ne veglat dhe komantat e softuerit.

Pergatitje per trajnime të avancuara ne vegla dhe softuere.

Kerkesat

  • Njohuri bazike te punes me kompjuter dhe softuer të fushes se inxhinierise dhe projektimit.

  • Njohuri bazike te fushes dhe terminologjise se arkitektures dhe dizajnit.

Introduction

Essentials

Basic Modeling

Detailed Modeling

Viewing Model

UI Management

Display,View Properties & Settings

Materials

Annotations

Documentation of project

Detailed views settings

Design Options

Area plans and schedules

Phasing

Positioning

Exporting